Dhunon brutalisht gruan e tij shtatëzënë, në pranga shqiptari në Itali

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u akuzua se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij shtatëzënë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, një natë përpara Vitit të Ri në banesën e tyre në zonën Carmignano di Brenta në qytetin e Padovas. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtatzënë, shqiptare shkruan PadovaOggi.
Në momentin që shqiptari rrihte gruan e tij 27-vjeçare, ajo mbante në krahë fëmijën e parë të tyre, që kishte lindur vetëm para pak muajsh. Pasi e rrahu për një kohë të gjatë brutalisht, 27-vjeçarja nuk mundi më ta mbante beben e saj në dorë duke u rrëzuar.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e karabinierëve që u lajmëruan nga fqinjët. 27-vjeçarja u dërgua në spitalin Cittadella për mjekimin e disa plagëve. Edhe fëmija i vogël qëndroi në repartin e pediatrisë për mjekim.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dyshohej se do kryente sulm terrorist, pranga shqiptarit në Vienë

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia austriake, pasi dyshohej se ...