Akuzohen për dhunë në familje, në pranga dy persona(Emrat)

42
Kliko per me shume info

Policia ka vënë në pranga dy persona pasi janë akuzuar se kanë ushtruar dhunë në familje.
Rasti i parë ka ndodhur në Belsh të Elbasanit, ku në pranga ka rënë shtetasi Arsen Bajrami, 28 vjeç, pasi dyshohet se në banësë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M.B 63 vjeç.
Rasti tjetër regjistrohet në Prrenjas, ku ka rënë në pranga Fatos Allko 41 vjeç banues në fshatin Pishkash.
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, shtetases A. B 34 vjeçe
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here