Dhjetëra makina bllokohen për disa orë në Maqellarë, të sëmurët presin në -10 gradë

Prej mëngjesit të sotëm gjashtë automjete kanë mbetur të bllokuara tek “Ura e Topojanit” në Maqellarë. Të mbetur në mes të rrugës e të ftohtit, drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë.
“Po na mbarohet karburanti”, thonë ata.

Ndërkohë, sipas banorëve të zonës nuk bëhet fjalë për 6 makina, por ata thonë se janë dhjetëra makina të bllokuara.

Borëpastrueset kanë qenë në funksion për pastrimin e rrugës nga dëborë, por era e fortë e shpërndan atë, duke mbuluar sërish rrugën.

Aksi rrugor Peshkopi-Tiranë është i bllokuar në të dy kahet, e si pasojë në Maqellarë, automjetet qëndrojnë në rrugë prej disa orësh. Segmenti rrugor është bllokuar tek Ura e Topojanit. Mësohet se në rrugë janë bllokuar edhe persona të sëmurë.

Ndërkohë temperaturat në këtë zonë arrijnë në -10 gradë celsius, dhe era e fortë vështirësoi zhbllokimin e rrugës, gjë që u bë e mundur rreth orës 19:00.

Në rrugën nacionale dëbora arrin në mbi 1 metër.

Drejt Maqellarës udhëtoi sot edhe ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, i cili monitoroi nga afër situatën.

“Në Qafë Buall rruga është e kalueshme për automjetet. Drejtuesit duhet të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirët. Kemi marrë masat për përballimin e situatës”, tha ministri Dervishaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet banda shqiptaro- turke/ Rrihnin, prisnin e kërcënonin me vdekje në…

Një bandë kriminale qe ishte e organizuar mes shqiptarëve dhe turqëve është ...