Dhjetë metoda për të çliruar mbingarkesën emocionale

Në situata të stresit, kur ju bëjnë presion shqetësimet, bëjeni më të lehtë për veten tuaj ashtu që tek vetja të ndryshoni këto dhjetë gjëra.

1. Zgjidheni problemin e nevojës për të kryer punë për të tjerët.

2. Stop justifikimeve.

3. Mos u ndjeni se në gjithçka duhet të reagoni menjëherë, disa gjëra mund të presin.

4. Lejoni vetes që të jeni i paarritshëm për të tjerët, kur e ndjeni nevojën për të. Është në rregull që ndonjëherë të refuzoni thirrjen për shoqëri.

5. Ndaluni së besuari se ju duhet vetëm një gjë që ju nuk e këni që të jeni më të lumtur dhe më të suksesshëm. Nuk është e vërtetë se është vetëm një gjë e cila ka aq fuqi sa që ajo sundon me suksesin dhe dështimin tuaj. Gjithmonë egziston një shansë e dytë.

6. Kontrolloni dëshirën tuaj për të treguar falënderim. Ka njerëz të cilët do t’ju shohin të tillë siç jeni në të vërtetë dhe nuk keni nevojë për t’u dëshmuar.

7. Ndalini përpjekjet për t’u pranuar nga të tjerët. Kurrë nuk do të pranoheni nga të gjithë dhe kjo është në rregull. Detyra juaj është që të pranoni këtë fakt.

8. Mos harroni se ju nuk keni nevojë të dini çdo detaj. Jeta nganjëherë punon në mënyrë misterioze.

9. Hidheni idenë se duhet të jeni i përkryer. Gabimet ndodhin për të gjithë. Është në rregull që dikush të jetë dëshmitar për gabimin tuaj.

10. Mos i shkaktoni vetes stres shtesë ashtu që do të shihni veten përgjegjës për të gjithë njerëzit në mjedisin tuaj. Ofrimi i mbështetjes dhe ndihmës për të tjerët është e mrekullueshme, por kur ajo shkakton stres, është koha për të lënë situatën që të ecë rrjedhës së saj.

Kur lodheni më barrën e stresit, hidhni pak nga kjo barrë dhe do të keni një gjallëri të re, energji të freskët, do të jeni më i hapur dhe ekspresiv.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Trupi dërgon këto sinjale kur është i mbushur me helme

Në organizëm çdo ditë fusim një grumbull të materieve të dëmshme, toksine, ...