Dhjetë gra përfitojnë nga amnistia, Manjani: Të mos i tregojmë me gisht!

Sot përfitojnë 731 personave të dënuar nga ligji amnistisë. Në mesin e tyre janë edhe 10 gra të burgut 325 në kryeqytet, që përfitojnë nga amnistia, 4 prej të cilave të dënuara për vrasje.

Ndërsa burgu hapi derën për t’i lënë të lira, ishte vetë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani njëri nga personat që i priste jashtë, ndërsa nuk nguroi të apelojë që shoqëria t’i mirëpresë dhe jo t’i tregojë me gisht. Ai tha ndër të tjera se do të angazhohet personalisht që këto gra të integrohen duke u punësuar.

“Të gjithë këta njerëz janë të riedukuar, të mundur për tu riintegruar si njerëz të lirë, si vëllezërit dhe motrat tona që kanë vuajtur dënimin për fajet që kanë bërë. Këta mos i tregoni me gisht, t’i mirëpresim mes nesh. Një grua në burg është një familje në vuajtje”,- tha ministri.

Më herët drejtoresha e burgut, Zoje Jakaj bëri me dije se gratë që po dalin nga burgu nuk do flaken në rrugë, por po negociohet për strehimin dhe punësimin e tyre.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Emrat, këto janë ilaçet që hyjnë kontrabandë në Shqipëri

Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna të cilat janë të paregjistruara dhe ...