Ndjeni dhimbje koke që në mëngjes, kurrësesi mos e anashkaloni! Ja nga se vuani

Soft

Dhimbja e kokës është një problem i theksuar tek shumë njerëz, ku shumica prej tyre e anashkalojnë. Në një artikull shëndetësor, disa hulumtime tregojnë se duhet të shqetësoheni nëse keni dhimbje koke që në mëngjes. Sipas tyre, kjo lidhet me depresionin.

Në hulumtimin kishin marrë pjesë rreth 19 mijë persona nga disa vende të Evropës, ata janë pyetur për dhimbjen e kokës në mëngjes, çrregullimet mentale, shqetësimet gjatë gjumit, konsumimin e alkoolit dhe shqetësime të tjera.

Rezultatet kanë treguar se dhimbja e kokës në mëngjes është shfaqur te 7.6 % e personave të pyetur (një në 13 persona) të moshës mbi 15 vjeç.

Po ashtu, rreth 1.3 % e të pyeturve kanë thënë se kanë dhimbje koke çdo ditë, derisa 4.4% kanë thënë se kanë shpesh. Dhimbja e kokës gjatë mëngjesit kishte qenë më e shprehur te femrat se te meshkujt, si dhe te njerëzit nga 45 deri në 65 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, rezultati më i veçantë ishte se 29 % e personave të cilët kishin qenë të mërzitur ose të depresionuar, kishin pasur dhimbje koke kronike të mëngjesit.

ME TE LEXUARAT