Deutsche Bank gjobitet për pastrim parash

Rregullatorët financiarë amerikanë dhe britanikë kanë gjobitur gjigantin bankar të Gjermanisë, Deutsche Bank, me 630 milionë dollarë, për shkak të një skeme të pastrimit të parave në Rusi.

Sipas kësaj skeme, klientët, në mënyrë të paligjshme, kanë zhvendosur dhjetë miliardë dollarë jashtë Rusisë, me aksione të blera dhe të shitura përmes zyrave të bankës në Moskë, Londër dhe Nju Jork.

Autoritetet thanë se Deutsche Bank ka humbur disa mundësi për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar skemën, e cila është zhvilluar gjatë periudhës 2011-2015.

Deutsche Bank tha se është duke bashkëpunuar me rregullatorët. Banka po ashtu tha se ka vënë mënjanë para për të mbuluar koston e zgjidhjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulimi i fundit në Greqi: Shqiptarët shpëtuan këtë sektor të ekonomisë

Në kulmin e krizës ekonomike që ka pllakosur vendin, janë emigrantët shqiptarë ...