Dëshmitari: Si e shpëtova 15 vjeçaren nga mbytja në liqenin e Kasharit

Aktualitet

Një vajzë 15 vjeçare u shpëtua nga një banor teksa po rrezikonte seriozisht jetën në liqenin e Kasharit në rrethinat e Tiranës, por vëllai i saj nuk ishte me fat. 12 vjeçari humbi jetën pasi u mbyt duke luajtur mbi liqenin e ngrirë nga akulli.

Një dëshmitar që u bë shkak të shpëtonte 15 vjeçaren nga mbytja, tha se kishte hedhur një litar duke shpëtuar vajzën, por për fat të keq nuk kishte mundur të shpëtonte vëllain e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Isha këtu me gjithë vëllain tim. Ata kalamajtë po luanin këtu tek akulli. Edhe ra çuni. U fut goca për të nxjerrë vëllain. Aty tentova unë për ta nxjerrë. U futa pak në akull dhe i hodha litarin edhe e nxora”, tha dëshmitari për Top Channel.

ME TE LEXUARAT