Dervishaj: Jemi në gatishmëri, asnjë aks kombëtar s’është i bllokuar

6
Kliko per me shume info

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, inspektoi sot gjendjen e kalueshmërisë në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë.

Dervishaj u shpreh se në Qafën e Muzinës pavarësisht motit të ditëve të fundit, ky aks nuk ka probleme. “Ka pasur një reagim të shpejtë dhe gjendja e kalueshmërisë është optimale. Angazhimi është maksimal si nga Ministria dhe drejtoritë rajonale.

Kliko per me shume info

Jemi në gatishmëri maksimale, por fatmirësisht në Jug s’ka probleme në qarkullim. Edhe Llogaraja dhe rruga e Bregut nuk ka probleme në qarkullim. Disa akse në veri të vendit janë më problematiket.

Bashkë me institucione të tjera po koordinohemi për të përballuar situatën. Asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar”, tha ministri Dervishaj.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here