Dervishaj në Rrugën e Kombit: Kalohet vetëm me zinxhirë, Kukësi në vështirësi

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj po ndjek nga afër ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese në Rrugën e Kombit. Ministri informoi mbrëmjen e sotme nga Kukësi se situata është e vështirë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Ai deklaroi se megjithë kushtet e vështira nga reshjet e borës dhe ngricave në vend për shkak të uljes së temperaturave, nuk ka asnjë mjet të bllokuar. Ministri tha se kontraktorët po punojnë papushim për pastrimin e akseve të bllokuara por shtoi se ka rënien më me intensitet të reshjeve.

“Pavarësisht kushteve klimaterike, janë marrë të gjitha masat.Por asnjë mjet nuk duhet të qarkullojë në Rrugën e Kombit pa zinxhirë. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në këtë aks”, tha ministri Dervishaj. Ai informon gjithashtu se pavarësisht situatës asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sherr në Durrës, adoleshenti bën për spital 20-vjeçarin

Dy të rinj nga Durrësi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të ...