Ministri i Transportit Dervishaj në Pukë: Akset rrugore janë të hapura

Në orët e mbrëmjes, ministri i Transportit, Sokol Dervishaj ka inspektuar rrugën Pukë-Tropojë-“Qafa e Malit”. Ai bëri të ditur se pavarësisht motit të ftohtë e me ngrica, të gjitha akset kombëtare janë të hapura.

“Kemi marrë masat në gjithë vendin dhe situata nuk është problematike. Nuk duhet të harrojmë se jemi në kushte dimri dhe shoferët duhet të kenë kujdes në zona të caktuara. Qarkullimi në disa zona duhet të jetë me masat e duhura, zinxhirë dhe goma dimri. Jemi në gatishmëri maksimale bashkë me institucione të tjera, policinë, emergjencat dhe bashkitë”, tha Dervishaj.

Ministri u shpreh se në përfundim të situatës do të bëhet edhe një vlerësim si u bë përballimi situatës nga gjithë faktorët.

Së bashku me ministrin Dervishaj në inspektim ishin edhe deputeti Pjerin Ndreu dhe prefekti.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Arrestohen dy shqiptarë në Igumenicë me 21,7 kg kanabis

Dy shqiptarë janë arrestuar pasditen e sotme në afërsi të Igumenicës. Të ...