Deputetja Hajdarmataj: Emergjencë në gjithë fshatrat e Tropojës, Qeveria askund!

1
Kliko per me shume info

Deputetja e Tropojes Mimoza Hajdarmataj ka ngritur shqetesimin se fshatrat e Tropojes moti i keq ka shkaktuar gjendje emergjence ndersa Qeveria dhe organet e saj nuk duken askund ne ndihme te banoreve.

Ja denoncimi i deputetes Hajdarmataj:
Emergjencë në vjeshtë, emergjencë në dimër por shteti askund.

Qysh në tetor 2016 kam ngritur zërin, për ti bërë apel qeverisë që të ndërhyjë për situatën emergjente të krijuar në Tropojë si rezultat i reshjeve dhe përmbytjeve nga shiu.

Rast konkret ishte shkatërrimi dhe dalja jasht funksioni e Qëndrës Shëndetësore Dragobi.

Sic duket edhe nga pamjet, situata vazhdon e njëjtë edhe në këto ditë të acarta dimri dhe bore.

Asnjë masë e marrë deri tani, nga ministria e 300 miljon eurove konçesione, për rikonstruksionin dhe vënien në shërbim të banorëve të atyre zonave të thella, të kësaj ambulace.

Apeli si gjithmonë bie në veshë të shurdhër, ndërsa banorët mbeten në mëshirë të fatit dhe në dorë të Zotit.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

1 COMMENT

  1. nuk jane ne dor te zotit jo
    por kan rene ne doren e largqoftit te ”rilindjes”
    po te ishte Berisha nuk do ndodhte keshtu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here