Deputetja arreston vetveten në Parlament si protestë kundër Erdoganit
Të enjten në Parlamentin Turk ku një deputete prangosi veten duke u lidhur me mikrofonin e podiumit në shenjë proteste ndaj ndryshimeve kushtetuese që i japin më shumë pushtet Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Deputetja e pavarur, përfaqësuese e elektoratit të Ankarasë, Aylin Nazliaka, me gjestin e saj shfaqi protestën kundër ndryshimeve kushtetuese që e kthejnë Turqinë nga një republikë parlamentare në republikë presidenciale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kur Parlamenti Turk po kryente votimin përfundimtar te paketës me 18 amendamente kushtetuese, pas të cilit Turqia pritet t’i drejtohet popullit me një referendum, Nazliaka doli në podium dhe lidhi me pranga dorën e saj të majtë me mikrofonat.
“Nuk ju dhashë fjalën, po shkelni rregulloren,”iu drejtua deputetes zv/kryetarja e Parlamentit turk, Aysenur Bahcekapali. Ajo më tej kërkoi nga personeli teknik që të lironte podiumin dhe dha një pushim pesë minutash.
Pasi deputetja nuk u largua nga podiumi për më shumë se 30 minuta, një deputet i partisë në pushtet (AKP) iu afrua asaj dhe i tha se nëse dëshiron të flasë mund t’i jepnin fjalën. Por, deputetja kundërshtoi.
“Kërkoj fjalën prej një viti e gjysmë dhe nuk ma keni dhënë. Tani nuk po protestoj për të marrë fjalën, por kundër kësaj pakete kushtetuese anti-demokratike. Nuk e pranoj propozimin tuaj.”