E shoqja bleu 1 milionë dollarë aksione, deputeti Peza: Janë para nga kursimet tona

41
Kliko per me shume info

Alfred Peza ka ardhur me një reagim pasi u raportua në media se bashkëshortja e tij ka blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë me vlerë 1 miliard lekë. Përmes një fotoje në Facebook, deputeti përveç sqarimit ka publikuar dhe një dokument ku tregohet se vlera e depozitës në emër të bashkëshortes së tij, Mirela Mico Ndini e kthyer në aksione kap vlerë e 109.7 milionë lekë të reja ose mbi 1 miliard lekë të vjetra. Në reagimin e tij, deputeti Peza ka pranuar faktin e blerjes së aksioneve me këtë vlerë, por ai thekson se këto para janë kursimet e tyre dhe se kjo pasuri nuk ka të bëjë me pozicionin e tij si deputeti i Parlamentit të Shqipërisë.
Në portalin “cityneës.al” u raportua, shoqëruar me dokumenta, se bashkëshortja e Alfred Pezës, zonja Mirela Ndini në vitin 2015, në datën 17 mars ka blerë 1% të aksioneve të një banke të nivelit të dytë me vlerë 1.13 miliardë lekë dhe kontrata e shitjes është bërë përpara noterit Julian Zhelegu, dhe zonja Mirela Ndini ka blerë nga shtetasi A.P, 1% të aksioneve të Bankës në vlerën 113 milionë lekë të reja ose 1.13 miliardë të vjetra. Blerja e aksioneve më pas ka kaluar procedurat e tjera ligjore dhe zonja Mirela Ndini bashkëshortja e deputetit Alfred Peza, është bërë aksionere të bankës dhe sot pas gati një viti ka 0.79% të aksioneve të kësaj Banke.
Reagimi i deputetit të PS-së, Alfred Peza:

Sqarim mbi “skandalin e madh” ku me kane perfshire!

Kliko per me shume info

Gjate dites se sotme, ne nje portal ne pronesi te zedhenesit te ish ministrit te Finacave ne qeverine Berisha, nje kuriozitet per pasurine e familjes time, eshte shitur si nje “skandal i madh”. Dhe sic ndodh ne te tilla raste, si nje epidemi gripi, ky lajm i pakonfirmuar dhe pa u kerkuar ne asnje rast sqarime nga une apo bashkeshortja ime, eshte shperndare ne dhjetra portale. Autori akuzon se bashkeshortja ime, krejt papritur, kishte blere aklsione ne nje banke. Duke aluduar se kjo ka lidhje me pozicionin tim si Deputet.

Ne respekt te opinionit publik dua te sqaroj se: Bashkeshortja ime ka qene dhe eshte subjekt i kontrollit dhe deklarimit te pasurise prej 15 vjetesh, qe nga viti 2002. Ndersa une, nga viti 2013 e ne vijim. Per rrjedhoje, te gjitha veprimet tona financiare dhe pasurore kane qene dhe jane te kontrolluara nga ILDKP. Deri me sot, as ajo dhe as une, nuk kemi menaxhuar asnjehere, asnje lek nga fondet dhe pasurite publike.

Deri ne marsin e vitit 2015, kemi preferuar qe kursimet tona, ti depozitonim ne bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi. Derisa vendosem qe keto para, ti investonim ne forme aksionesh bankare. Nje transaksion ky sa ligjor, i kontrolluar dhe transparent, si nje e drejte e cdo qytetari te kesaj Republike. Te gjitha keto veprime, jane te deklaruara dhe depozituara prane ILDKP brenda te gjitha afateve ligjore.

Te gjitha veprimet tona bankare, jane te pasqyruara ne kete dokument te bankes, qe mban daten 20 janar 2015 plot dy muaj perpara realizimit te kontrate shitje-blerje te aksioneve. Per kedo qe eshte i interesuar, mund ti drejtohet ILDKP dhe te mare gjithe informacionin qe deshiron.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here