Deputeti Balla në Belsh, në kuadër të takimeve "Të pastrojmë më tej Shqipërinë"

Politikë

ballaNë kuadër të takimeve të Partisë Socialiste "Të pastrojmë më tej Shqipërinë" vijoi sot komunikimi në Bashkinë Belsh. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me deputetin e kësaj zone Musa Ulqini dhe Ministren Milena Harito u takuan me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste Belsh dhe anëtarët e rinj të pranuar gjatë dy muajve të fundit.

Në fjalën e tij deputeti Balla informoi të pranishmit me reformat më të rëndësishme të ndërmarra gjatë dy viteve të qeverisjes socialiste. Duke e cilësuar si aksionin më të rëndësishëm të qeverisë Rama, atë në sistemin e energjisë, deputeti Balla tha se u bë e mundur të nxirrej sistemi nga një gropë ku e kishte zhytur qeveria paraardhëse. “Aksioni ynë i parë ishte pastrimi i sektorit energjetik nga problemi i madh i mos pagimit të faturave të energjisë elektrike, i vjedhjeve dhe i lidhjeve të paligjshme dhe zhytja e sistemit energjetik në gropë. Imagjino kryetari i Bashkisë Tropojë nuk kishte paguar drita kurrë ndonjëherë, as në Bashki e as në shtëpi. Ky ishte le të themi pastrimi i parë i Shqipërisë, pastrimi i sistemit të energjisë nga hajdutët dhe mos pagimi i faturave të energjisë elektrike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër aksion mjaft i rëndësishëm, ku përfitim të drejtpërdrejtë pati dhe Bashkia Belsh, ishte ai i reformës administrative territoriale.“Pastrimi i hartës administrative territoriale nga ca komuna që një zot e di pse ekzistonin ende. Kishte komuna që më shumë kishte punëtorë në komunë sesa njerëz me ndihmë ekonomike; kjo është arsyeja pse Bashkia Belsh u ruajt pikërisht për të mirëadministruar një prej perlave natyrore të Shqipërisë në një mënyrë shumë serioze”- u shpreh Balla, i cili gjithashtu falenderoi kolegun Ulqini për këmbënguljen që Bashkia Belsh të  mbetej e tillë edhe me ndarjen e re administrative.

Por deputeti Balla, gjatë prezantimit të reformave të nisura nga Qeveria, u ndal edhe në aksionin më të fundit të qeverisë, atë të luftës kundër informalitetit. Duke iu përgjigjur edhe interesit të të pranishmëve, Balla tha se nga ky aksion të parët që përfitojnë janë qytetarët e Belshit, pasi aty pjesa më e madhe hyjnë tek biznesi i vogël. “Politika jonë fiskale që hyn në fuqi në 1 janar ka zeruar taksat për 83 500 biznese, të cilat kanë një xhiro deri në 5 milionë lekë. 0 taksë, por ama duhet të shesësh me kupon”- përfundoi Balla.

ME TE LEXUARAT