FOTO/ Ja kush është deputeti socialist që “i jep një dorë” makinës së ngecur në borë

Kliko per me shume info

Shumë nga deputetët si të majtë dhe të djathtë kanë qenë këto ditë të ftohta pranë zonave ku janë krijuar vështirësi nga bora dhe akulli.

Një prej tyre, deputeti socialist Taulant Balla ka udhëtuar sot drejt Gramshit për shkak të bllokimit të një rruge nga akulli. Ndërsa ka biseduar me autoritetet lokale e policinë, Balla iu është bashkuar banorëve duke i dhënë ndihmë një automjeti që nuk mund të ngjitej për shkak të akullit në rrugë. Bashkë me ta, deputeti socialist ka shtyrë makinën, e cila më pas ka vijuar rrugën.

Kliko per me shume info

“Mëngjesi i sotëm u gdhi me rrugë të bllokuar ndërmjet Gramshit dhe Cërrikut për shkak të akullit dhe dëborës. Për këto probleme të krijuara u nisa që në mëngjes për atje dhe së pari falënderoj punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin në çdo moment në krye të detyrës. Pas kontakteve me drejtuesit e ARRSH, iu kërkua kompanisë të marrë masat për zhbllokimin e rrugës”,shkruan Balla në Facebook.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here