Deputeti shqiptar bllokohet në aeroportin italian, zbulon skandalin tek "Nënë Tereza"

Politikë

Deputeti i Kuvendit te Shqipërisë Eduart Ndocaj ka pritur gjatë në aeroportin në Malpensa në Itali, ku do të fluturonte drejt Shqipërisë.

Prej mëngjesit kur ishte parashikuar udhëtimi dhe deri në orën 17:00 të pasdites, Ndocaj thotë përmes një statusi në Facebook, se kanë mbetur në pritje qindra pasagjerë të tjerë në aeroport.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, askush nuk i ka sqaruar deri më tani për arsyen e mos nisjes së avionit, por Ndocaj mendon se shkak mund të jetë bërë dëbora që ka bllokuar aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

“Aeroportin e Rinasit e administrojnë gjërmat. Në shumicën e qyteteve të Gjermanisë bie shumë borë e aeroportet nuk bllokohen kurrë se pastrimi i pistave është efikas. Ndërsa Shqipëria ka vetëm një aeroport internacional dhe me 5 cm borë ai është në black out. Turp!”, shkruan deputeti në Facebook.

ME TE LEXUARAT