Denoncohet zhdukja e taksistit nga Durrësi, familjarët: Dyshojmë mos e kanë rrëmbyer(Emri)

Kliko per me shume info

Një taksist është zhdukur në qytetin e Durrësit. Ditën e djeshme, rreth orës 21: 30 familjarët kanë bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë Durrës për 53-vjeçarin Faik Fezgaj. Mësohet se 53-vjeçari i cili gjithë jetën kishte punuar taksist dhe ishte i licencuar kishte dalë dje në punë si normalisht

Rreth orës 18:45 kishte folur me vajzën e tij në telefon dhe i kishte thënë se po kthehej në shtëpi. Por pavarësisht se familja ka pritur gjatë ai nuk shkuar dhe madje nuk është përgjigjur më në telefon. Pas kësaj gruaja, dy vajzat dhe dhëndri i tij kanë shkuar në polici ku kanë bërë denoncimin.

Kliko per me shume info

Mësohet se taksisti që punonte me një automjet tip “Benz” ngjyrë blu me targa DR 443 A ka pasur me vete lekët e mbledhura nga puna e djeshme.
“Kemi bërë denoncimin dhe dy vajzat dhe gruaja janë në gjendje shumë të keqe. Kemi frikë mos e kanë rrëmbyer”, tha dhëndri i 53-vjeçarit.

Ndërkaq efektivet e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e tij. Çdo person, i cili ka ndonjë informacion mbi të është i lutur të kontaktojë në numrin 0694110217.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here