Bëri ‘’të fortin’’ me presidentin e La Ligas, dënim për Piquen(Video)

Përfundimi i ndeshjes Barcelona- Villeral 1-1, ka revoltuar futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique. Në përfundim të ndeshjes mbrojtësi i Barcelonës i është drejtuar presidentit të La Ligas, Javier Tebas duke i kërkuar llogari për një penallti që sipas tij i është mohuar katalanasve në minutën e 72’ të takimit. Pique iu drejtua presidentit të La Ligas me fjalët “ti e pe vet, ti e pe vet”.
Futbollisti është shprehur i revoltuar pasi sipas tij ka pasur dy prekje të topit me dorë në zonë nga lojtarët e Vilarealit të cilët duhet të ndëshkoheshin me penallti. Pas këtij veprimi pritet që Pique të marrë një dënim të rëndë nga komisionet disiplinore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tifozët shqiptarë “trembin” Italinë: Do jenë shumë

Edhe pse ndeshja Itali-Shqipëri do të zhvillohet pas afro dy muajsh, interesi ...