Dëmtim i tmerrshëm në Meksikë, lojtari largohet nga fusha me britma

9
Kliko per me shume info

Një dëmtim i tmerrshëm i cili do ta detyrojë të qëndroi gjatë jashtë fushave i ka ndodhur Luis Martinez, lojtarit të Tigres në Meksikë.

Teksa po përpiqej të mbronte zonën ku një lojtar i ekipit kundërshtar të Santos Lagunës po tentonte për ta kaluar, Martinez ka rrëshkitur duke rënë shumë fort me gju mbi tapetin e fushës së gjelbër.

Britmat e tij tregojnë se dëmtimi ka qenë me të vërtetë i rëndë dhe i dhimbshëm.
Klubi meksikan njoftoi se Luis Martinez ka pësuar një këputje të ligamentit të gjurit dhe gjithashtu ka dëmtuar meniskun.

Kliko per me shume info

Koha e rekuperimit të 22-vjeçarit do të jepet pasi të kryejë disa operacione, por raste të tilla që kanë ndodhur më parë në futboll i kanë detyruar lojtarët të qëndrojnë edhe më shumë se një vit jashtë fushave.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here