Dëborë në Kavajë, infermierët e spitalit luajnë me topa bore

Kliko per me shume info

Ndërsa veriu i vendit has problem nga reshjet e dëborës, në Shqipërinë e Mesme, përkatësisht Durrës, Kavajë e Lushnje, situata është ndryshe. Në një video të postuar nga JOQ, shihen sesi disa infermiere në spitalin e Kavajës luajnë me topa bore e gëzohen si fëmijë.
Videoja është regjistruar nga një qytetar, të cilin e kanë shqetësuar ulërimat e tyre prej gëzimit nga loja me borë. Qytetari shpreh habinë e tij se si në orar të punës, infermieret kanë lënë pacientët dhe kanë dalë të luajnë.
“Ndërsa njerëzit presin për shërbim dhe për mjekim në spitalin e Kavajës, këto infermiere argëtohen me dëborë me njëra-tjetrën në oborrin e spitalit të Kavajës. Sa të lumtura janë infermieret e Kavajës! Ndërsa pacientët presin në ambientet e spitalit”,- shprehet qytetari që ka regjistruar videon.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here