Update/ Përkeqësohet situata e motit, bllokohen disa akse nga dëbora

40
Kliko per me shume info

 Ministria e Transporteve ka informuar për më të fundit  për kalueshmerine në akset kombëtare. MT informon se ka shtim të rreshjeve të deborës në Veri, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.

Në Rajonin Verior Shkodër: Qarku i Kukësit është përfshirë nga rreshje bore të dendura. Si pasojë e tyre, akset rrugore: Tuneli Kalimash – Dogana Morinë, Kukës – Bushtricë, Domaj – Reç, Kukës – Ura e Zapodit, Shote Galica – Qëndër Kukës – Krumë, qarkullohen me zinxhirë.

Kliko per me shume info

Gjithashtu qarkullohen me zinxhirë akset e Burrelit, Peshkopisë dhe Bulqizës.

Në akset e tjera të këtij Rajoni nuk ka ndryshime nga komunikimi i mëngjesit.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij Rajoni.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Nuk ka probleme në akset e këtij Rajoni. Në akset e Korçës është bërë hedhja e kripës për shkak të ngricave. Qarkullimi është normal.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Gjithashtu kanë të depozituara edhe sasitë e kripës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here