Reagimi/ “Në vitin 1985 dëbora pastroi diktatorin, tani do të pastrojë…”

Aktualitet

Avokati, Spartak Ngjela e lidh rënien e dëborës në Tiranë me një fakt historik, duke bërë anologji me atë të vitit 1985.

Ngjela në një status në "FB" shkruan se reshjet e dëborës në Tiranë, rreth 26 vite më parë, pastruan vendin nga diktatori Enver Hoxha, kurse tani do të ketë 300 të dënuar të nivelit të lartë të zyrtarëve të korruptuar, tha ai duke iu referuar një informacioni për nisjen e hetimeve në kuadër të Vetting-ut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Ngjelës:

Borë e konsiderueshme në Tiranë… “Shenjë e mirë, avokat”, më tha një punëtor i një pike karburanti, te Bryli në Tiranë.

Dhe kishte të drejte: dëbora e madhe e janarit 1985 mori diktatorin shqiptar në muajin prill të atij viti; kjo e këtij janari 2017 merr në muajin prill të këtij viti 300 të korruptuarit e lartë të shtetit të degraduar shqiptar…

Gezuar dëborën e parë në Tiranë…

Lexo edhe:

>> Të gjithë të korruptuarit do të ndëshkohen, 300 dosje në hetim intensiv”

ME TE LEXUARAT