Daviq Qosja "tjetër" hesht në gjykatë për vrasjen e policit, rrezikon burg përjetë

Aktualitet

David Qosja, nën akuzë për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra, u braktis nga familja e tij edhe në seancën e parë gjyqësore, ashtu siç e kishin lënë vetëm për dy vjet në Torovicë.

Ndryshe nga pamjet kur ai u arrestua, ku shfaqej një person në pakujdesi të plotë, duket se rregullat e burgut i kanë kthyer atij vëmendjen ndaj vetes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sërish David Qosja u shfaq i heshtur dhe sikurse familjarët e tij, i pandehuri ngjan se ka vendosur të braktisë të drejtat që mund të përfitojë nga shqyrtimi gjyqësor.

Në çelje të seancës i riu kishte një mundësi për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe mund të dënohej me 35 vjet burgim, nëse do kërkonte aplikimin e gjykimit të shkurtuar.

Por avokatja nuk e depozitoi një kërkesë të tillë, çka do të thotë se 28-vjeçari do t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm. Prokurori kërkoi të sillen si dëshmitarë komshinjtë e tij që njoftuan policinë pasi ai po qëllonte me armë në ajër, si edhe efektivët të cilët mbërritën në shtëpinë e tij, ku më pas mbeti i vrarë Ardian Kodra.

Plot me kontradita, ai tha fillimisht se kishte parë njerëz që donin ta vrisnin, ndërsa më pas ka shtuar së kishte qëlluar mbi policinë, pasi nuk donte që ajo t’i hynte në shtëpi.

Për nga rrethanat si ndodhi ngjarja, prokuroria dyshoi se i riu kishte probleme mendore, dyshime që u rrëzuan nga ekspertiza.

Prokuroria thotë se Qosja jetonte prej dy vitesh i vetëm në shtëpi, pas një sërë fatkeqësish, ku më e vështira për të ishte humbja e jetës së të vëllait, ngjarje e cila, siç kanë treguar banorët, e ndryshoi atë duke e bërë një tip të mbyllur dhe të pashoqërueshëm me të tjerët./tch

ME TE LEXUARAT