Arrestimi i Ramush Haradinaj, familjarët akuza Hashim Thacit

18
Kliko per me shume info

Familja e Ramush Haradinaj ka drejtuar gishtin nga Presidenti i Kosovës për arrestimin e tij në Francë. Vëllai kreut të AAK, Dauti ka hedhur dyshime në lidhje me përfshirjen e Hashim Thaçit në këtë çështje.

Me anë të një postimi në “facebook”, ai shkruan se Thaçi gjithmonë shkon në Amerikë kur po arrestohet ose gjykohet Ramush Haradinaj. Aktualisht presidenti i Kosovës ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Kliko per me shume info

“Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirr Ramushi në rigjykim në Hagë. A mos po na thotë diçka prap?”, shkruan Daut Haradinaj.

Gjithashtu deputeti i AAK përmend edhe njeriun kryesor që ka ndikuar në themelimin e Gjykatës Speciale, Dick Marty. Ky i fundit ka akuzuar Hashim Thaçin si njeriun kryesor të krimeve në kohën e luftës dhe të pasluftës.


Kliko per me shume info

SHARE

1 COMMENT

  1. Mos po na kthehet ndalimi i zotit Haradinaj ne kacafytje ne mes veti.efekt te cilen do ta deshironte Serbia aq shume.
    Te mesohemi te flasim, gjykojme e veprojme ne baze te argumenteve ,e jo thashethenjeve.
    Jemi populli i cili me se shumti ka vuajtur ,pikerisht per shkak te thashethenieve.

    Shqiptari i vjeter ka thene; Besoe gjysmen e asaj qe e shef.
    Mos beso asgje nga ajo qe ndegjon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here