Dashamir Tahiri: Ja e vërteta e njohjes me Zani Çaushin dhe e ‘dënimit’ tim në Itali

Politikë

Ish-deputeti Dashamir Tahiri ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij duke hedhur poshtë pretendimet se nuk ka fshehur asnjë detaje në formularin e dekriminalizimit, madje as nuk është ndaluar asnjëherë nga policia italiane.

Tahiri, të cilit pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin, i ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në “News24”, hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa shtoi se nuk ka bërë asnjë lloj mashtrimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

INERVISTA

Mirmbrëma z. Tahiri

Dashmir Tahiri: Mirmbrëma z. Rakipi

Ylli Rakipi: Faleminderit që jeni me mua sot!

Dashmir Tahiri: Edhe unë ju falenderoj!

Ylli Rakipi: Z. Tahiri, sot, që ne po flasim, nuk jeni më deputet i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Me kërkesë të Prokurorisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ju hoqi mandatin e deputetit. Shkurt sipas jush pse?

Dashmir Tahiri: Ky ishte një vendim i Komisionit Zgjedhorë, i KQZ-së. Ishte një vendim që u mor me një shpejtësi shumë të madhe dhe pash një lëvizje në shkelje të gjithë instancave të ligjit. E para, vendimi nuk është marrë me shumicë të cilësuar, është marrë 4 me tre, që zakonisht mandatet merren me shumicë të cilësuar. E dyta nuk është bërë asnjë lloj gjykimi, thjesht me një letër të Interpolit, nga Interpoli te prokuroria, nga prokuroria erdhi në komision, nga komisioni….

Ylli Rakipi: Do kalojmë te ky moment. Në fakt edhe vetë ligji i dekriminalizimit, me marrëveshjen e dy partive kryesore në Shqipëri është një ligj antikushtetues dhe detyron partitë të mos shkojnë në kushtetutë për ta kthyer mbrapsht këtë ligj. Është një marrëveshje për të patur në fuqi këtë ligj, që ai të hyje në punë, ka një marrëveshje për të mos e atakuar me ligjin kushtetues sepse në vetvete është antikushtetues, ky ligj funksionon mbi këtë bazë. Tani ne të vazhdojmë në pjesën tonë. Sipas prokurorisë, juve iu është hequr mandate se keni mashtruar duke falsifikuar formularin e dekriminalizimit, me arsyetimin që ka bërë prokuroria, që keni një të kaluar kriminale. Përgjigja juaj?

Dashamir Tahiri: Unë nuk kam bërë asnjë lloj mashtrimi, fjala mashtrim është shumë e rëndë z. Ylli, por unë në deklarimin e dekrimanilizimit nuk kam ditur as për të shkruar këtë që duhej shkruar. Unë jam dënuar në 2009 në një gjyq në mungesë, për një patentë e quajtur falco nga Gjykata në Itali. Ky vendim thotë, patentën ma kanë marrë në 2004, dënimin e kam bërë në 2009 dhe njëkohësisht në 2006 në këtë vendim gjykate keni një amnisti. Dhe vetë vendimi kur del në 2009 thotë që ezaurohet, nuk mund të zbatohet. Për këtë punë mua nuk më ka kontaktuar dhe nuk më ka takuar njeri se unë nuk e kam ditur këtë.

Yli Rakipi: Ndërkohë që ju shkonit e vinit në Republikën e Italisë?

Dashamir Tahiri: Kam hyrë dhe kam dal maksimumi, koha më e gjatë pa hyrë dhe dal në Itali mund të ketë qenë dy muaj.

Ylli Rakipi: Domethënë ju vazhdimisht shkonit në Itali si në shtëpinë tuaj?

Dashamir Tahiri: Si në shtëpinë time.

Ylli Rakipi: Nuk jeni ndaluar nga organet policore apo nga organet e ligjit Italian?

Dashamir Tahiri: Asnjëherë. Të vetmit që më kanë vënë në dijeni për këtë dënim ka qenë Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë.

Ylli Rakipi: Pra Prokuroria në deklarimin e vet thotë që ka dy momente në Itali që ju nuk i keni deklaruar.

Dashamir Tahiri: Nuk ka vlerë ai momenti i parë fare. Megjithatë ta shpjegoj dhe atë.

Ylli Rakipi: Shoqërimi në polici…

Dashamir Tahiri: Nuk jam shoqëruar asnjëherë në polici.

Ylli Rakipi: Është një akt që mbahet mend. Nuk jeni shoqëruar?

Dashamir Tahiri: Nuk jam shoqëruar në polici asnjëherë. Kam qenë në gazel të autostradës dhe kanë qenë 5 euro sot…

Ylli Rakipi: Ti thjesht je ndaluar në autostradë?

Dashamir Tahiri: Nuk jam ndaluar fare. Kam shkuar për të paguar biletën, kam dal nga autostrada, nga 20 – 30 bileta një dhjetëshe ka qenë false. Sipas ligjit Italian nuk dënohesh.

Ylli Rakipi: Pse?

Dashamir Tahiri: Sepse nuk është trafik, mua ma dha resto për vete. Aty vjen policia që e sekuestron. Dhe kur e sekuestron policia, shënon që kjo iu gjet këtij në këto rrethana. Rrethana përshembull është që unë kisha pi lëngë portokalli 20 km më tutje. Kjo është vetëm thjesht një shënim në biografi që këtij iu gjet kjo.

Ylli Rakipi: Ne në bisedën tonë do përpiqemi të bëjmë një bashkëbisedim të hapur.

Dashamir Tahiri: Jam i hapur, si të duash

Ylli Rakipi: Ne njihemi prej kohësh bashke, jo vetëm për këtë fakt dhe për faktin tjetër të rëndësishëm që unë konkretisht nuk është se besoj shumë te ky ligj. Ky është një ligj politik. Jo se dua t’ju jap krah atyre, kupton? I bërë nga politika. Sipas meje, gjithmonë, ne jemi një vend jo pak i inkriminuar. Si të thuash njerëzit e kësaj shoqërie, për shkak të jetesës që kanë bërë, për shkak të problematikave, për shkak të vështirësive, të krizave, të halleve tona të mëdha, ne jemi një vend me të shkuar gati-gati kriminale. Dhe në këtë pikëpamje ideja për ta nisur bisedën. Jo këtu është një thes i madh që dikush ka future dorën, ka nxjerr dy-tre gogla dhe ju kanë nxjerr. Të përpiqemi të flasim sa më hapur.

Dashamir Tahiri: Aty është gabimi që i kanë future të gjithë në një thes.

Ylli Rakipi: Ju keni mbështetjen time për të folur sa më hapur në këtë moment.

Dashamir Tahiri: I hapur jam. Për të folur hapur jam.

Ylli Rakipi: Të mbetemi dhe fare pak minuta, se unë sigurisht nuk jam një hetues. Sipas akuzës në vitin 1995, ju keni qenë Sipas akuzës, në vitin 1995 ju keni qenë duke transportuar pllaka në Itali, në autostradë dhe keni tentuar të paguani taksën e rrugës së autostradës me para false.

Dashamir Tahiri: Jo nuk ishte false, ma dha resto dhe kushdo mund ta shikoj atë… se si ta dhanë

Ylli Rakipi: Domethënë Prokuroria këmbëngul që jeni shoqëruar në polici dhe ju thoni nuk jam shoqëruar në polici.

Dashamir Tahiri: Prokuroria këmbëngul kot. Po dhe Prokuroria nuk e di, atë e ka vetëm të shënuar nga ajo e Interpolit. Unë thash që ato lekët janë sekuestruar te gazeli i autostradës dhe kanë qenë 10 mijë lireta. Ligji Italian e ka të qartë dhe të shkruar shumë mirë. Dhe thotë: Çdo njeriu e kap, duhet të thotë që unë kam këtë dhjetëshen, ku do ta dorëzoj. Dhe në bankë po të vesh, lajmërojnë policinë.

Ylli Rakipi: Nuk dua t’ju justifikoj ju, por me çka ndodhur z. Tahiri, në Shqipëri, të flasim për një kartëmonedhë false është….

Ylli Rakipi: Rasti I dytë në dosje thuhet se jeni ndodhur në Ravena të Italisë ku jeni dënuar me 9 muaj burg, në mungesë për falsifikim të lejes së drejtimit. Çfarë është kjo?

Dashamir Tahiri: Ka qenë në 2004. Kam qenë diku aty Brenda qytetit afër portit, transportoja pllaka për ndërtim, punë me të cilën jam marrë gjithmonë. Ka qenë një polic bashkiak, Vigjilia e quajnë atë, 07.50 kam qenë në qëndrim të plotë po thoja dhe po flisja në telefon. Bëmë pak debat jo po ecje jo s’po ecje, pa dokumentacionin dhe tha kjo patentë nuk më pëlqen. Por ka qenë një problem i madh në ato vite. Sa I shikonin Shqiptarët, sidomos dhe kur kishte ndonjë makinë të mirë, sa e shikonin atë zhgaben e kuqe, policia… të ka ndodhur dhe ty…

Ylli Rakipi: Më ka ndodhur dhe mua dhe miqve të mi. një kolegun tim, i cili nuk jeton më, ish-pronari i Top Chanel e kaën ndaluar me një ‘Bently’ në Gjermani, e kanë mbajtur shumë orë në burg thjesht për makinën e bukur që kishte.

Dashamir Tahiri: Na ndodhin ne Shqiptarëve këto. Megjithatë, ne u sqaruam, ai më mbajti patentën, më ktheu patentën tjetër, më ktheu dokumentet. Unë erdha në Shqipëri. Ai vazhdon në Itali.

Ylli Rakipi: Këtu kemi një moment. Në dosje thuhet se, ju keni debatuar me një punonjës të policisë bashkiake, i cili veç gjobës, ju ka marre edhe lejen e drejtimit, që më pas rezultoi e falsifikuar dhe jeni dënuar. Si qëndron e vërteta?

Dashamir Tahiri: Nuk ka rezultuar, e ke në vendim të gjykatës, dyshohet se është e falsifikuar.

Ylli Rakipi: Pra këto dy momente z. Tahiri, i kanë mjaftuar prokurorisë së Përgjithshme, që ti kërkoj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të heq mandatin tuaj.

Dashamir Tahiri: Prokuroria është mbështetur tek një pikë. Mos deklarimi . ju e shikonit vetë. Dhe unë nëqoftëse do ti dija, këtë se ajo tjetra nuk bën fare, kjo e patentës, nëqoftëse do ta dija këtë, do ta shënoja qartë, bukur dhe saktë. Kjo nuk më sillte asnjë problem mua. Nuk më pengonte as të vazhdoja mandatin dhe kjo prapë nuk më pengon të vazhdoj mandatin dhe të më hiqet mandati. Sa për ligjin e dekriminalizimit, unë kam qenë një ndër ata në komisionin e mandateve.

Ylli Rakipi: Do kalojmë këtu, se këtu e kemi thelbin e bisedës. Unë kam dy pyetje të tjera që janë të rëndësishme, që janë për të shpjeguar natyrën tuaj, temperamentin tuaj, veçanërisht tuaja, veçorit e një rebeli në kuptimin e mirë të fjalës se janë shumë interesante. Ju keni rrëmbyer një anije në kohën e Enver Hoxhes dhe jeni arratisur nga Shqipëria. Është e vërtetë kjo apo jo? Kur ka ndodhur dhe pse?

Dashamir Tahiri: Kjo ka ndodhur në vitet e para.

Ylli Rakipi: Se kjo është një histori pirate. Vetëm e ke marr?

Dashamir Tahiri: Jo, kam pasur dhe dy bashkëpunëtor që punonin në anije. Unë isha jashtë.

Ylli Rakipi: Ti ke bërë si ai filmi që kemi ne, që morën anijen dhe ikën ata.

Dashamir Tahiri: Ashtu. Këtë radhë doli saktë, nuk fituan dot pala komuniste.

Ylli Rakipi: Nuk fituan komunistët që ta kthenin? Por ti e kalove anijen ëë? E madhe ishte anija?

Dashamir Tahiri: Ato peshkarexhat. Atje kam parë kapitenin sa I vendosur ishte si komunist.

Ylli Rakipi: I vendosur për ta kthyer?

Dashamir Tahiri: Por u kthyen ata të gjithë. Po si hidhej përpjetë kështu.

Ylli Rakipi: I çove ata në Itali dhe pastaj ata u kthyen.

Dashamir Tahiri: U kthyen ata të gjithë.

Ylli Rakipi: I lidhe ata apo çfarë u bëre?

Dashamir Tahiri: Po i mbylla aty brenda ku rrinin. Flini gjumë u thash.

Ylli Rakipi: I mbylle dhe deri në Italia ta flinin?

Dashamir Tahiri: Po jo ca flinin ata, rrinin aty brenda.

Ylli Rakipi: Pastaj ata në emër të partisë dhe të Atdheut u kthyen prapë? Çfarë kohe ishte?

Dashamir Tahiri: Ato vitet e para. Ishte akoma kohë e regjimit Komunist.

Ylli Rakipi: Në çfarë vendi të Italisë mbërritët?

Dashamir Tahiri: Unë mbërrita në Brindzi në 1:43, shkuam në Napoli, se kërkuam azil politik në Amerikë. Ndenjën një pjesë në Napoli, ishte koha akoma pa filluar këto lëvizjet në Shqipëri. Pastaj ra Muri i Berlinit, filluan këto historitë e tjera…

Ylli Rakipi: Cbënin në Itali?

Dashamir Tahiri: I çova azilantë, prisnin të shkonin në një vend tjetër. Amerika ishte ëndrra jonë.

Ylli Rakipi: Dhe ti pastaj u hap këtu dhe u ktheve prapë?

Dashamir Tahiri: Kishim atë që na mësonte në shkollë, italisht. Dhe thotë këtu komunizmi po merr fund, nuk kenë pse ikni larg, rrini në Itali, do hapen rrugët për në Shqipëri. Ashtu erdhi koha. Në ’92 u kthyem, në ’93 … biles ata bën një gjyq për Azilin Politik.

Ylli Rakipi: Ndërkaq kundër familjes, nuk moren masa?

Dashamir Tahiri: Pati ca masa. Kishte rënë dhe partia në ato vite.

Ylli Rakipi: Ata u kthyen, u bënë gjë?

Dashamir Tahiri: Jo. Ca do u bëjnë ata, e dhanë provën.

Ylli Rakipi: Kemi dhe një moment tjetër që është po kaq interesant. Në Youtube, po qarkullon një video ku ju përkthenit një gazetar Italian, që intervistonte Zani Çaushin e Vlorës, në kohën e trazirave të viteve 1997. Zoti Tahiri, si u ndodhet aty? Kishit njohje me Zanin dhe çfarë marrëdhënie kishit?

Dashamir Tahiri: Unë kam qenë i zoti i hotelit, i lokalit.

Ylli Rakipi: Ngjarja është zhvilluar në hotelin tuaj?

Dashamir Tahiriz: Po. Unë atëherë, se po të mos i dilje për zot vendit tim, në ato rrëmuja, çdo gjë u dogj, çdo gjë u shkatërrua, aty vinin gazetarët… më kujtohet ka qenë gazetari I Rai tre dhe më thotë se dua të intervistoj Zanin. Zani në atë kohë ishte njeriu me famë… që dilte nëpër televizione… më tepër ishte fryrje mediatike. Ata ishin diku jashtë bilonjës, dhe u dërgova një njeri atyre, u them doni të dilni në telezizion? Erdhën ata, tha dua një përkthyes. Përkthej unë u thash, ku është e keqja këtu. Dhe I shikon çfarë kanë thënë ata, çfarë kam thënë unë, janë atje. Më kanë bërë një nder ata që e kanë hedhur. E kanë hedhur… sa u bëra deputet, pas dy tre muajsh.

Ylli Rakipi: Ka qenë me dashakeqësi. Nuk mund të ndodhte për një arsye tjetër se ju jeni i djathtë dhe të djathtët e fort ishin të tjerë ata. Nëqoftëse do të ishte ndonjë gjë, do ishte me këta të djathtët e fortë jo me Zani Çaushin që ishte I majtë, me komunistët.

Dashamir Tahiri: Zakonisht unë kam qenë i djathtë, mbështesja të djathtën, por jo në instancat e këtyre të fortëve, nuk kam qenë asnjëherë. Kam qenë njeri në biznesin tim në punën time. Kam parë gjithmonë punën time, asnjë punë tjetër.

Ylli Rakipi: Këto dy pyetje i bëra me një qëllim të caktuar për të shpjeguar z.Tahiri edhe natyrën tuaj. Le të hyjmë në një set pyetjesh të rëndësishme. Dua përgjigje të qarta dhe të hapura. Ju njoh për njeri të hapur. A mendoni se i gjithë mandati juaj ëhstë një akt politik?

Dashamir Tahiri: Pa dyshim. Ka prapavijë të fortë politike për të mbajtur dhe balancat politike. Këta e din se si e kanë bërë? Unë nuk paragjykoj ata se nuk e di çfarë kanë ndodhur me ata dy të tjerët. Secili ka problemin e tij, akuzat e tij. Gabimi më i parë i kësaj historie… nuk dua të më fusin në një thes me të tjerët. Ti ndajnë gjërat. Pse? Ta them prape këtë. Ligjin e dekriminalizimit e mbështes, për arsye se ka nevojë politika shqiptare të dekriminalizohet. Dhe unë pot ë kisha bërë krim dhe të kisha krim, nuk vija as këtu por dilja atje, ikja dhe shikoja punën time dhe nuk merresha me politikë. Por unë kam kurajo të shikoj këdo në sy, sidomos dhe ata që më kanë bërë këtë. Jam ipastër. Jam qelibar dhe përballem me këdo. Po kjo ka prapavijë politike të pastër, për arsye se u mor një nga PS, një nga LSI dhe një nga PD dhe këta dolën njerëz. Ne kishim dhe ju keni një. Një me patentë e krahason me akuzat e tjetrit, tjetrit. Është e paarsyeshme kjo. E para. Akuza që kam unë, nuk përbën vepër për ndërprerje mandate, nuk përbën vepër as për kallëzim. Pse? Sepse nuk e kam ditur. Të tregon gjykata se është dhënë vendimi në mungesë.

Ylli Rakipi: Ta bëjmë pyetjen më të hapur atëherë?

Dashamir Tahiri: Bëje më të hapur, më shkoqur.

Ylli Rakipi: Lulëzim Basha ju ka shitur në këtë rast.

Dashamir Tahiri: Jo.

Ylli Rakipi: Pse?

Dashamir Tahiri: Ata që i morën, i morën dhe i nxorën nuk është se më ka shitur njeri mua.

Ylli Rakipi: Pra nuk është se e ka bërë partia Demokratike?

Dashamir Tahiri: Partia Demokratike është koshiente, ka bërë raport për këtë punë, ia tregoj dhe vendin. E pat dhe në votime që pati në KQZ.

Ylli Rakipi: Unë po këmbëngul. Kush mendon se ka iniciuar verifikimin e të kaluarës tuaj? Kush mendoni se është i interesuar për këtë gjë?

Dashamir Tahiri: Thonë që kjo është një letër që kanë shkruar. Dikush që ka “respekt” për mua, që thotë ky ka qenë bandit, ka bërë këto, këto… këtë letër e vazhduan, e kontrolluan, ju drejtuan Interpolit, Interpoli ua solli dhe u tha qake up I këtij njeriu është ky. Ka këtë, që është normale.

Ylli Rakipi: Ju keni ikur nga PDIU-ja, nga partia e Çameve, në kohën kur kjo parti shkoi me Edi Ramën, ju kaluat me Partinë Demokratike.

Dashamir Tahiri: Unë nuk kam ikur. Unë isha atje ku më gjetën në 2009, atje isha dhe sot. Ka ikur z.Idrizi, jo unë, unë jam atje ku jam.

Ylli Rakipi: Dakort! Z. Idrizi ka marr partinë, me pëlqimin tuaj dhe ka ikur me Edi Ramën. Kjo parti ka ndjekur interesat e veta. Ti ke mbetur atje ku ishe dhe tani je bashkuar me Partinë Demokratike.

Dashamir Tahiri: Unë jam votuar nga komiteti Çam. U kam ndenjur besnik votuesve të mi. edhe kur kam qenë në pozitë katër vitet e para, nuk kam qenë ndonjëherë as pjesë e drejtorive, as… ju e dini mirë se qeveria e parë është mbajtur me 71, 72, 73 vota. A kam patur mundësi unë që të lëvizja? Të bëja ofertat më të mira kam pasur.

Ylli Rakipi: Partia jote këtë punë ka bërë.

Dashamir Tahiri: Nuk është partia ime ajo. Po të ishte parti e imja do kisha qenë me ata. Z.Idrizi më erdhi , më gjeti atje, u bashkua me mua, e pa vetën se nuk mund të rrinte dot më pas 4 viteve, mori dhe një mandate tjetër këtu ku ishte dhe pastaj u parkua në një vend tjetër.

Ylli Rakipi: Ju mendoni se në këtë që ju ka ngjarë ju, ka dorë Idrizi?

Dashamir Tahiri: Shiko këto prapavijat politike, i kanë të gjitha duart Brenda. I pari që mund të sjell shqetësim, Idrizi i sjell i pari. Pse? Ai e di shumë mirë komuniteti Çam është i djathtë. Në Vlorë e ka të vështirë. Të gjithë këtë luftë pse të mos e mendojmë që Vlora tani po gjykohet vetëm Vlora.

Ylli Rakipi: Kemi një moment ku një njeri ka ikur nga njëra parti dhe po shkon ke partia e Edi Ramës. Ti sigurisht nuk do diskutosh për të.

Dashamir Tahiri: Kur jam në qeverisje, ta thash dhe njëherë, në fund fare pot ë isha i dekriminalizuar kisha ikur dhe unë pozitë, nuk rrija në opozitë.

Ylli Rakipi: Z. Tahiri, ndershmërisht, ku shikoni që u është hequr mandate për patentën, dhe për 7-7 mijë lekë të vjetra, për njerëzit e tjerë që janë në parlament si ju vjen?

Dashamir Tahiri: Unë nuk paragjykoj. Çdo njeri ka figurën dhe vendin e tij. Në parlament ti ke parë, kam qenë te komisioni I mandateve, na kanë ardhur me pranga në duar, na kanë ardhur ata që janë akoma dhe sot nëpër burgje, ka nga ata që janë gjykatave dhe vijnë votojnë. Atëherë, çfarë ishte kjo hata e madhe për këtë patentë dhe ky shkarkim? Merret vendimi natën, nuk presin të mbaroj viti I ri, pastaj merret vendimi tjetër për heqjen e mandatit. Pse nuk iu drejtuan gjykatës këta, kishin kohën e lirë plot.

Ylli Rakipi: Z. Tahiri a kërkuat sqarime nga komisioni I zgjedhjeve dhe çfarë ju than ata?

Dashamir Tahiri: Po si nuk kërkuam? Na than që do ua japim më vonë të detajuarin

Ylli Rakipi: I detajuari nuk ka ardhur akoma?

Dashamir Tahiri: Akoma. Aty thuhet që ju do ti drejtoheni gjykatës, shihemi në gjyq me pak fjalë dhe kaq.

Ylli Rakipi: Megjithatë ju keni patur një sqarim konfidencial, nga Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve. Çfarë ju tha ai?

Dashamir Tahiri: Është thënë që kemi patur trysni. Nga diplomat të huaj.

Ylli Rakipi: Diplomat të huaj kush? Se aty dy veta dalin, ambasadori Lu dhe Vlahutin? Kush nga ta?

Dashamir Tahiri: Ka qenë sekretari i Ambasadës Amerikane.

Ylli Rakipi: Domethënë ky ia ka kërkuar dhe Kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve që të kryhet kjo?

Dashamir Tahiri: Po. Ua ka kërkua, pa dyshim. Këto janë presionet politike.

Ylli Rakipi: Si e mendoni këtë gjë?

Dashamir Tahiri: E mendoj shumë të rëndë. Atje ku bëhet krim jam dakord të bëhet presion. Njerëzit nuk mund të futen në një thes, ndahen gjërat, nuk mund ta bësh tjetrin kriminel me pahir.

Ylli Rakipi: Ju keni lindur në Vlorë dhe profesioni juaj ëhstë ai I biznesmenit…

Dashamir Tahiri: Kam mbaruar dy shkolla të mesme, një para ushtrie dhe një pas ushtrie. E dyta unë kam bërë shkollën e komunikacionit. Jam shofer mekanik. Dhe jam akuzuar për patentë falce. Dy shkolla, një gjimnaz dhe një profesionale.

Ylli Rakipi: Shume njerëz ju njohin si Dashi i Havasë në Vlorë.

Dashamir Tahiri: Kemi qenë dy Dashi në lagje dhe na kanë thirrur për tu dalluar nga njëri tjetri.

lli Rakipi: Për nga arsim, thamë që keni kryer dy shkolla. Po më pas?

Dashamir Tahiri: Jam duke mbaruar, kam provimin e fundit për të mbyllur masterin në Universitetin e Vlorës.

Ylli Rakipi: Shkoni me vërtetë në provim apo…?

Dashamir Tahiri: Vete, vete.

Ylli Rakipi: Domethënë tip o e realizon me kohë të plote, nuk vete disa muaj, paguan disa lekë dhe diplomohesh?

Dashamir Tahiri: Edhe kur ta mbaroj, nuk është se do më hyje shumë në punë se nuk kam pretendime të larta.

ME TE LEXUARAT