Dashamir Tahiri kërkon mandatin në Kolegj Zgjedhor: Italia ma fali dënimin

Politikë

Dashamir Tahiri padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhir dhe kërkon rikthimin e mandatit të deputetit.

Pasi dërgoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor, avokati i ish-deputetit Dashamir Tahiri deklaroi se dënimi në Itali i klientit të tij është falur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai pohoi ndër të tjerat vendimi për heqjen e mandatit duhej marrë me shumicë të cilësuar.

“Dënimi në Itali është falur. Në Kolegj Zgjedhor, ligji e parashikon. Vendimi duhej marrë me shumicë të cilësuar”, pohoi avokati i Tahirit. Ndërkohë, KQZ thekson se Gjykata Administrativ duhet të shqyrtojë ankimimin dhe se vetëm subjektet i drejtohen Kolegjit.

Nga ana tjetër Prokuroria ka pohuar se nuk do të përfshihet në këtë proces. Pak kohë më parë KQZ vendosi që t’i hiqej mandati ish-deputetit të Vlorës, Dashamir Tahiri, pasi akuzohet se fshehu një dënim në Itali në formularin e vetëdeklarimit.

ME TE LEXUARAT