Dalin pamjet, si mund të ishte shmangur aksidenti tragjik në Laprakë

53
Kliko per me shume info

Një aksident tragjik i ndodhur gjate natës ne Laprake i mori jetën nje vajze te re. Përplasja mes dy makinave ka qene fatale.

Por aksidenti mund të ishte shmangur nëse automjeti tip Golf 5 do të kishte respektuar semaforin. Vizion Plus ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë.

Të drejtën për të kaluar e ka pasur automjeti tip xhip që udhëtonte drejt sheshit Shqiponja. Por drejtuesi i golfit është futur ndërsa semafori ka qene i kuq.

Kliko per me shume info

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan kalimtarë të rastësishëm për ti dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve.

28-vjecarja Xhenis Trebeshina mbeti e vdekur ne vend. Ajo udhëtonte së bashku me mikeshën e saj dhe drejtuesin e mjetit Golf 26 vjecarin Ervin Bixhi.

Ky i fundit u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe sipas informacioneve te policisë, ne momentin e aksidentit ka qene në gjendje të dehur.

Ndërkohë i lënduar nga kjo përplasje mbeti edhe drejtuesi i mjetit tip xhip, i cili është edhe efektiv policie në kryeqytet.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here