Dacic: Deklaratat e Mustafës në Preshevë, dëshmi e Shqipërisë së Madhe

Kliko per me shume info

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili pas bisedimeve me një delegacion nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ka thënë se priti përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore.

Daçiç thotë se kjo deklaratë është provokim i Mustafës, transmeton Telegrafi në Kosovë. “Kjo është dëshmia më e hapur e politikës shqiptaromadhe që paraqet kërcënimin më të madh për stabilitetin në rajon.

Kliko per me shume info

Pse kanë heshtur tash zyrtarët botërorë dhe evropianë, të cilët këto ditë ishin të angazhuar me kujdesin e tyre për Haradinajn? A do të heshtnin kur dikush nga Beogradi do të thoshte se Banja Lluka është Serbi Perëndimore”, ka thënë ai.

“Serbia po angazhohet për paqen dhe stabilitetin në rajon, por nuk do të mundet më të durojë pafytyrësinë dhe standardet e dyfishta”, tha Dacic.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here