Conte ul presionin: Sfida me Liverpoolin nuk është vendimtare

Sport

Rikthehet Premier League dhe këtë e bën menjëherë me një ndeshje shumë të fortë, ku Chelsea kryesues do të ndeshet sonte me Liverpool, që ka 11 pikë më pak në renditje dhe vjen nga eliminimi në Kupën e Anglisë.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk po kalon një moment të mirë forme, por Conte nuk i zë besë: “Eshtë e vërtetë se ata vijnë nga një seri ndeshjes pa fitore, por nuk kanë pasur fat. Unë mendoj se nëse do të fitojmë do t’i jepnim një goditje përfundimtare skuadrës së Liverpool duke e nxjerrë nga gara për titull, megjithatë pavarësisht nga rëndësia që ka, kjo nuk do të jetë një përballje vendimtare, – deklaroi Antonio Conte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, italiani shtoi: “Do të jenë një javë e bukur për ne, ku do të përballemi me Liverpool dhe Arsenal në harkun e katër ditëve. Kemi vetëdijen se edhe në rast humbje do të mbetemi në krye dhe kjo na jep qetësi. Por nga ana tjetër, nëse fitojmë do të kemi bërë një hap gjigant, gjithnjë me vetëdijen se do të mbeten edhe 14 ndeshje të tjera.”

Trajneri i Chelsea flet edhe për merkaton: “Nuk kam folur ende për të ardhmen e Branislav Ivanovic, sepse është një vendim që i takon atij. Unë e respektoj sepse ka luajtur shumë ndeshje me Chelsea dhe ka fituar gjithçka. Eshtë 32 vjeç dhe jam i bindur se mund të luajë ende në nivele të larta, edhe pse te ne nuk po gjen një vend si titullar. I takon atij të vendosë. Nuk ka asnjë të repër të ardhmen e Begovic, megjithatë, duhet të flasim pas 24 orëve, kur të jetë mbyllur afati kalimtar”.

ME TE LEXUARAT