Cmenduria e Flamurtarit, bën ofertë për blerjen e Ronaldinhos

Hapja zyrtarisht e sezonit të e merkatos dimërore, ka filluar valsin e emrave dhe nxjerrjen ne pah të pakënaqësive dhe simpative, të skuadrave me lojtarët dhe anasjelltas. Paqartësia është shndërruar në emrin e dyte e skuadrës bardheblu të Tiranës, e cila në këtë moment rikthehet në qendër të vëmendjes me një tjetër çudi.

Gjergji Muzaka, një nga emrat e shndërruar në veteran për nga vitet e shumta të kaluara në këtë kampionat dhe këtë skuadër, lihet jashtë stërvitjes dimërore. Burime konfidenciale pranë federatës shqiptare të futbollit, thanë për Top Channel se Gjergji Muzaka është një lojtarë që nuk paguhet prej 16 muajsh nga skuadra bardheblu, rroga që shumë shpejt mund të çojnë në gjyq palët, Kukësi është pas dere gati për ofertën ndaj tij. Por në merkaton dimërore të lojtarëve dhe klubeve shqiptare do të dëgjojmë shumë.

Zyrtarizimi i Hykës është shtyrë sërish, mesfushori kuqezi i kontaktuar nga Top Channel thekson edhe një herë mëdyshjen mes Amerikës apo kampionatit turk, ndoshta kontrata e tij e fundit, apo e jetës siç thuhet ndryshe.

Një kontratë jete, por sa i përket zhurmës, po përpiqet të bëj Flamurtari. Statusi jo i qartë i deritanishëm i klubit, i ka bërë edhe investitorët e rinj të mbeten në nivele bisedimesh. Por nëse nuk kanë qenë shumë të bindur për të marrë Cassano-n në verën e shkuar, po përpiqen për një tjetër emër të madh që të marrin në janar, në pritje të një ëndrre siç është Ronaldinho në verën e ardhshme.

Dhe mes këtyre gjysmë ëndrrash e gjysmë realiteti, të vetmet zyrtarizime, të paktën deri tani, janë Mavraj tek Hamburgu apo Sadiku tek Lugano, për të tjerët, do të presim ende, merkato e dimrit sapo ka filluar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tifozët shqiptarë “trembin” Italinë: Do jenë shumë

Edhe pse ndeshja Itali-Shqipëri do të zhvillohet pas afro dy muajsh, interesi ...