Çështja Haradinaj, ja çfarë shkruajnë mediat serbe për protestat e shqiptarëve

Kliko per me shume info

Media serbe mjaft e njohur B92 ka shkruar lidhur me protestën e shqiptarëve në Nju-Jork, lidhur me lirimin nga paraburgimi të ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj. Sipas medies në fjalë, disa dhjetëra shqiptarë kanë organizuar një protestë përpara misionit të Serbisë në OKB, për të kërkuar lirimin e Haradinajt.

Më tej, thuhet se grupi i shqiptarëve kanë thirrur në korr “UÇK” dhe se kanë kënduar këngë patriotike për Kosovën. B92 nënvizon se shqiptarët kanë thënë në këtë protestë se Haradinaj është një çlirimtar për popullin shqiptar dhe se urdhër-arresti serb është i padrejtë. “Haradinaj është biri i demokracisë sonë dhe një hero”, kanë thënë shqiptarët në Nju-Jork.

Kliko per me shume info

Ndalimi i Haradinajt në Francë, lidhet me një urdhër-arrest të vjetër serb, që e akuzon ish-luftëtarin e UÇK-së për krime. B92 vlerëson se Haradinaj mund të jetë fajtor për krime në Rrafshin e Dukagjinit, edhe pse ka dalë i pafajshëm dy herë nga Gjykata e Hagës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here