Gripi dhe bora, vendimi i ri i qeverisë: Ja kur do të hapen cerdhet, kopshtet e shkollat

Aktualitet

Ministria e Arsimit dhe Shendetesise i kane propozuar Qeverise shqiptre qe shkollat, cerdhet e kopshtet publike apo private të qëndrojnë mbyllur deri më 16 Janar.

Ky propozim i dy ministrive per shkak te kushteve te renduara te motit dhe epidemise segripit, është miratuar nga qeveria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas vendimit të fundit, qeveria ka vendosur qe cerdhet, kopshtet dhe shkollat te qendrojne mbyllur deri ne daten 16 janar 2017.

Institucionet arsimore ishin parashikuar të hapeshin në datën 4 janar, por me një urdhër para pak ditësh, Qeveria vendosi që pushimi të zgjaste deri ditën e hënë, (9 Janar).

Kjo date tashme eshte shtyre edhe me nje jave tjeter për shkak se epidemia e gripit ka përfshirë mijëra banorë ndërsa moti nuk premton përmirësim.

Pushimi për sistemin parauniversitar pritet të zgjasë deri më 16 Janar.

ME TE LEXUARAT