“Lufta me policinë”, lirohen dy anëtarët e familjes Capja në Elbasan

Gjykata e Elbasanit liroi nga qelia Ardian e Florenc Çapjën të arrestuar për sulmin me armë ndaj agjentëve të policisë në Elbasan. Ky lirim erdhi pasi prokuroia për krime të rënda transferoi dosjen ne prokurorine e Elbasanit, pasi nuk u provua se agjentët e policisë kishin shenja dalluese se janë efektivë policie, ç’ka të dsyhuarit në burg mbetet vetëm Bledar Muça.

Ardian dhe Florenc Çapja, të dyshuar për sulmin me armë ndaj agjentëve të policisë në Elbasan, që po i vëzhgonin në distancë tashme jane lene te lire. Në burg, ka mbetur vetëm Bledar Muça, personi që shfaqet edhe në pamjet filmike duke qëlluar me armë në drejtim të agjentëve civil të policisë.
Lirimi i te dyshuarve, ka ardhur vetëm pak ditë pasi prokuroria për krime të rënda ka vendosur transferimin e dosjes në Elbasan, duke i hequr edhe akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë. Sipas vendimit të ndryshimit të akuzës dhe transferimit të dosjes, prokuroria e krimeve të rënda thotë se efektivët e policisë nuk kishin shenja dalluese që ishin agjentë policie. Për këtë fakt edhe pjesëtarët e familjes Çapja nuk kishin dijeni se ata ishin agjentë civilë të policisë. Me këtë arsyetim, prokuroria mësohet se ka vendosur transferimin e dosjes në Elbasan, edhe pse në pamjet filmike të bizneseve për rreth, duke qartë shtetasi Bledar Muça që qëllon me pistoletë në drejtim të makinës, ku ndodheshin policët. Plumbat drejt makinës së policisë, në pamje thuhet se duket që qëllojnë edhe persona të tjerë, por nuk janë fiksuar nga pamjet filnmike të sekuestruar nga prokuroria.
Me transferimin e dosjes, me kërkesë të vetë të dyshuarve Ardian Çapja dhe Florenc Çapja, gjykata e elbasnait ka vendosur lirimin e trye nga qelia duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje” për akuzën e “prodhimit, mbajtjes të armëve luftarake”. Ndërkohë i dyshuari Bledar Muça, vazhdon të qëndrojë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” pasi ai akuzohet për “vrasje” të mbetur në tenatativë, ç’ka provohet në pamje filmike dhe prova të tjera të disguruar nga akuza.
Ngjarja për të cilën ua rrestuan Ardian e Florenc Çapja dhe Bledar Muça ka ndodhur pasditën e 8 qershorit në Elbasan, kur është sulmuar me armë makina e 4 agjentëve civil të Forcave Operacionale të polisë që po vëzhgonin pranë biznesit të familjes Çapja. Ata u sulmuan me armë, por fatmirsisht asnjë nga agjentët nuk u dëmtua. Për sulmin me armë ndaj agjentëve të policisë, në atë kohë patën reaguar drejtori i përgjithshëm i policisë së shteti dhe vetë ministri i brendshëm, i cili pati premtuar luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aksident tragjik në Sarandë, mjeti del nga rruga, vdes shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05, ...