Capital T i gjuan fansat me para, shpërndan mbi ta plot 5 mijë euro

Kliko per me shume info

Hedhja e parave në concert është kthyer tashmë në një garë midis reperëve shqiptarë. I pari që e hapi “vallen”, ishte Noizy, i cili në një concert në Tiranë, shpërndau më shumë se 1 mijë dollarë.

Ndërsa këtë herë, ai që ka nuk ka nguruar të kryejë të njëjtin veprim ka qenë Capital T. Sipas Bluetooth, reperi u ka bërë dhuratë fansave 5000 euro gjatë performancës së këngës Lejla në Ferizaj.

Kliko per me shume info

Bluetooth shkruan se ai e ka shpërndarë shumën në prerje të ndryshme, midis të cilave shumë prerje 500-she, si simbol i vetë këngës Lejla. Mirëpo, një gjë e tillë lë vend për dyshime pasi 5000 euro është një shumë vërtet e konsiderueshme dhe nuk dihet nëse paratë e hedhura kanë qenë të vërteta apo fallso.

Nga videot dallohet qartë gëzimi i fansave, ndërkohë që na mbetet të shohim nëse kjo gjë do kthehet në një trend midis këngëtarëve.

💯💯💯

A video posted by Capital T (@truekapo) on

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here