Burri i tërbuar me taksat, paguan me 300 mijë monedha si protestë

Kliko per me shume info

“Në këtë botë asgjë nuk është e sigurtë, përveç vdekjes dhe taksave”. Kështu deklaronte në shekullin e 18-të Benjamin Franklin dhe nëse vdekjes nuk mund t’i protestosh, ndaj taksave të paktën mund të bësh.

E tillë ishte gjetja e një biznesmeni amerikan, i acaruar jo pak me Departamentin e Mjeteve Motorike. Nick Stafford nga Virxhinia humbi betejën ligjore me këtë departament, të cilit i kishte kërkuar të merrte numrat e telefonit të personave të ngarkuar me regjistrimin e tre automjeteve për pagesën e taksave të shitjes.

Ai u paraqit në arkën e Departamentit me tre karroca me monedha hekuri për të paguar në total 3 mijë dollarë taksa. “Nuk ka rëndësi nëse paguan 300 dollarë taksa në vit apo 300 mijë, pasi thelbi i një demokracie nis me transparencën e qeverisë”, tha Stafford.

Kliko per me shume info

Kur thua 3 mijë dollarë nuk janë shumë, por nëse bëhet fjalë për monedha, ato janë shumë më tepër, aq sa makineria e numërimit automatik të tyre nuk e përballoi dot fluksin dhe numërimi u bë manualisht nga stafi, që iu deshën plot 7 orë për të konfirmuar shumën, ndërsa realizimi i planit i kushtoi Nick Stafford 1 mijë dollarë ekstra./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here