Atentati në ish-Bllok ndaj ish-bashkëshortit të Hygerta Sakos, zbulohet hakmarrja

56
Kliko per me shume info

Atentati me armë në ish-Bllok, me pasojë plagosjen e menaxherit të lokalit të njohur të natës ka pas një histori hakmarrjeje.

Nga hetimet e para rezulton se plagosja e Artur Aligjonin (ish-bashkëshorti i missit Hygerta Sako), pronar i lokalit “Arena” mëngjesin e sotëm dyshohet të jetë një mesazh, pasi ai pak muaj më parë ka plagosur me thikë një djalë nga Kamza.

Kliko per me shume info

“Balkanëeb” shkruan se 45-vjeçari i plagosur mëngjesin e sotëm, ishte në akuzë për plagosjen e Halim Hysës, ndërsa në prokurori vepra penale u klasifikua plagosje e lehte dhe çështja u mbyll.

Fill pas ngjarjes së sotme, në polici janë shoqëruar si të dyshuar Halim Hysa dhe i vëllai i tij.

Sherri me thika, si nisi dhe plagosja e Hysës

31-vjeçari Halim Hysa mbeti i plagosur pas një sherri me thika në 27 shtator të vitit të kaluar, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet të jetë 45-vjeçari Artur Aligjonin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datën 27 shtator afër zonës së Bllokut në Tiranë.

Atëherë policia njoftoi se Hysa ishte i shoqëruar me një të njohurin e tij në momentin që është qëlluar me thikë në brinjë nga 45-vjeçari.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here