Burrel, atentat me armë kur po nxirte makinën nga garazhi, plagoset 56-vjecari

Nje 56-vjecar ka mbetur i plagosur pas nje atentati me arme qe u be ndaj tij ndersa ai po nxirrte makinen nga garazhi.
Lajmi eshte bere me dije nga policia e cila ka thene se rreth orës 18.30 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit Burrel ka një plagosje me armë zjarri.

Sipas policise, menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se Shtetasi B.M, rreth 56 vjeç, në momentin që ka shkuar në garazh për të marrë automjetin e tij është qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri nga një shtetas ende i paidentifikuar.

“Si pasojë e të shtënave shtetasi B.M, ka mbetur i plagosur i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje dy gëzhoja të qitura nga një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”. Në hyrje dhe në dalje të qytetit Burrel janë ngritur pika kontrolli.

Si dhe po vijon krehja e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit”, theksoi policia.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aksident tragjik në Sarandë, mjeti del nga rruga, vdes shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05, ...