Burg pilotit, mori 5 mije euro per te trafikuar me avion tre shqiptaret ne Angli

Aktualitet

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Algirdas Barteska, 60 vjeç, nga Barteska, Paluknys, Lituani, u burgos pasi mori para nga 3 emigrantët shqiptar që kishte në bord.

Oficerët vëzhgonin ndërsa ai ndihmoi një burrë dhe një grua me vajzën e saj 5-vjeçare të dilnin nga aeroplani i tij Cessna duke marrë në dorë valixhet e tyre.

Pasi piloti bëri uljen e aeroplanit, policët kufiarë hynë në aksion duke e arrestuar e i gjetën me vete 5000 euro të cilat ai i kishte marrë nga shqiptarët për kalimin e kufirit.

Shoferi i makinës që priste shqiptarët pqr t’i transportuar, u largua menjëherë pasi pa çfarë po ndodhte.

Gjykata vendosi që shqiptari të kthehej në vendlindjen e tij brenda javës ndërsa gruaja dhe vajza e saj kanë aplikuar për azil në Angli.

Megjithëse ai nuk e pranoi akuzën, Barteska u shpall fajtor dhe u dënua me 6 vite burg sepse kalonte emigrantë të paligjshëm nga Gjermania për në Mbretërinë e Bashkuar.

ME TE LEXUARAT