Dhjetëra viktima pas trazirave në burg

25
Kliko per me shume info

Së paku 60 persona janë vrarë gjatë trazirave që e kanë përfshirë një burg në qytetin Brazilian, Manaus, konfirmon një zyrtar i sigurisë së këtij vendi.

“Deri më tani ka 60 të vdekur”, iu ka thënë gazetarëve Pedro Florencio, udhëheqësi i burgut.

Kliko per me shume info

Sergio Fontes, udhëheqësi i sigurisë për shtetin federal të Amazonës ku gjendet burgu në fjalë, në një konferencë me gazetarë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet derisa autoritetet ta kenë më të qartë nivelin e përballjes në mes të dy bandave rivale të drogës brenda burgut.

Trazira të tilla ndodhin shpesh në burgjet e ngarkuara të Brazilit. Me 600 mijë të burgosur, Brazili është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të burgosurve në botë.

Grupet për të drejtat e njeriut ka kohë që ankohen rreth kushteve në burgjet e Brazilit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here