Brindisi, shqiptari dhe italiani arrestohen në gomonen me 1.9 tonë kanabis sativa

17
Kliko per me shume info

Policia e shtetit njoftoi diten e sotme se eshte finalizuar një tjetër operacion i përbashkët kundër narkotikëve mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, Guardia di Finanza (GdF) e Pulias. Goditet tentativa për trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Sipas policise, në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton Cannabis Sattiva.

Kliko per me shume info

Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar, konkretisht shtetasit:

D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali,

B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Policia theksoi se ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia.

Burimet bene me dije se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here