Botërori me 48 ekipe? E pabesueshme sa do të fitojë FIFA

14
Kliko per me shume info

Një Kupë Bote me 48 ekipe finalist, në vend të të tanishmit me 32 ekipe, siç është propozuar nga ana e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, do të gjenerojë 605 milionë euro, sipas një raporti konfidencial të AFP.

Formati i fazës finale të këtij turneu global për futbollin parashikohet të jetë me 16 grupe, të përbëra me nga 3 ekipe, dhe pritet të nisë nga edicioni i vitit 2026. Ky lloj Botërori do t’i rrisë të ardhurat e tij neto me 3.950 milionë euro, më tepër se 3.345 milionë euro të vlerësuara për Kupën e Bots “Rusia 2018”.

Kliko per me shume info

Të gjitha shpenzimet që vijnë nga rritja e numrit të skuadrave të pranishme dhe numri i ndeshjeve (80 lojëra, në vend të 64 ndeshjeve të tanishme) do të rrisin me 307 milionë të ardhurat në euro. Nga të drejtat televizive do të rritet me 480 milionë euro edhe përfitimi nga marketing.

Gianni Infantino i vijoi përpjekje të martën, në këshillin e ardhshëm të FIFA-s, në të cilën është miratuar ky format i ri. Në fushatën e tij për president të FIFA-s, pas largimit të Sepp Blatter, Infantino, ish-sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, kishte mbështetur një rritje të Botërorit me 40 ekipe.

Anëtarët e qeverisë së FIFA-s, gjithashtu, propozuan një version prej 8 grupesh, me nga 5 skuadra, ndërsa të tjerë një variant me 10 grupe, të përbërë secili me nga 4 skuadra, sipas raportit konfidencial, që ka qenë në gjendje të konsultojë AFP.

Infantino ka avancuar tashmë me formatin prej 48 ekipesh, faza finale e të cilit të kërkojë të njëjtin numër ditësh (32) dhe mund të luhet në 12 stadiume.

Mbetet të përcaktohet numri i vendeve të tjera për çdo konfederatë. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha në fund të dhjetorit se nuk kishte informacion mbi projektin në fjalë, duke vlerësuar se formati aktual me 32 ekipe funksionon. ECA, e kryesuar nga gjermani Karl-Heinz Rummenigge, ka treguar kundërshtimin e tij, duke nxjerrë problem mbingarkesën e kalendarit. “Nëse formati që propozon Infantino bëhet funksional, me siguri do të jetë diçka e mirë për klubet dhe futbollin në përgjithësi”, tha Florentino Perez kohët e fundit, në një intervistë me AFP.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here