Boshnjakët tallen me serbët, “çojnë” tren me këtë mbishkrim në Serbi

Kosovë&Rajon

Gazeta e njohur boshnjake “Dnevni Avaz” i ka kushtuar vëmendje trenit serb, që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë dhe që u ndalua prej autoriteteve të Kosovës.

Kjo gazetë shton se treni në fjalë ka tensionuar raportet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dnevni Avaz” shkruan se treni është ndërtuar në Rusi, kurse slogani i tij ka qenë: “Kosova është Serbi”, shkruar në 21 gjuhë të botës. Treni u ndalua në Rashkë të Serbisë, duke mos mbërritur për atje ku ishte nisur. Kjo ka shërbyer që mes politikanëve serbë dhe atyre shqiptarë të Kosovës të ketë replika të ashpra. Ky rast ka shërbyer që qytetarët e Bosnjës të tallen me trenin serb. Ata kanë vizatuar një tren të ngjashëm dhe se mbi të kanë shkruar: “Byreku është me mish”.

Lidhur me këtë rast,  presidenti Nikolic dhe kryeministri Vucic reaguan ashpër, deri sa thanë se do të hyjnë me ushtri në Kosovë nese ka provokime të tjera, ndonëse provokimi erdhi nga ana e Serbisë.

Nga ana tjetër  Hashim Thaçi theksoi se treni serb ishte brenda planeve të Serbisë dhe të Rusisë, për të pushtuar Kosovën Veriore.

ME TE LEXUARAT