Turistët bllokohen në Mavrovë – mbeten pa ushqim edhe fëmijët

25
Kliko per me shume info

Bora e madhe i bllokoi edhe fshatrat Niqiforovë dhe Leunovë, thonë disa turisët të cilët janë bllokuar në një shtëpi pushimi.

“Ne jemi te shtëpiza, tre familje jemi, një person më i rritur i moshës mbi 30 vjet është i sëmurë, ka temperaturë. Këtu jemi tre ditë, nuk kemi më as ushqim, kurse kemi katër fëmijë të vegjël.

Kliko per me shume info

Tani s’kemi as ujë, mbrëmë 5-6 orë nuk kishte rrymë. Kjo nënkupton, se jemi në panikë dhe nuk dimë çka të bëjmë”, deklaron Ivica në bisedë telefonike për Tv Telma.

Ai gjindet në fshatin Niqiforovë, kurse ndihmë ka kërkuar edhe nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” që ta pastrojnë rrugën që të dalin nga aty.

“U paraqita edhe te Rrugët e Maqedonisë në Hanet e Mavrovës. Na thanë se e presin një makinë tu vijë nga Shkupi. As ata vetë nuk e dinin se kur mund të vijë ajo makinë”, tha turisti.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here