Acari arrin në bregdet, reshje bore në qytetin e Durrësit

Kanë nisur rreshjet e para të borës në qytetin bregdetar të Durrësit. Temperaturat e ulëta si rrallë ndonjëherë kanë bërë që durrsakët ti gëzohen reshjeve të borës pas 7 vitesh.

Ndonëse në Veri e Jug reshjet kanë shkaktuar probleme duke bllokuar rrugë e fshatra, durrsakët po i gëzohen këtij fenomeni dhe shpresojnë që bora të ketë ngjitur deri nesër.

Emergjencat Civile më herët paralajmëruan se temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë, ndërsa reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdet.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi sot se aktualisht 1/3 e vendit është e zbardhur. Ai bëri me dije se situata në vend po monitorohet, ndërsa nuk ka raste të rënda dhe se akset në gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë.

Prençi paralajmëroi se, “në tre ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe Shqipëria e mesme do të ketë ngrica”.

Video eshte publikuar nga moderatori Ardit Gjerbrea.

Borë në bregdet!!! 🌨❄🙄

A video posted by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion, biznesmeni u pagoi biletat për “Real-Barcelona”

Një treshe gjyqtarësh nga Durrësi janë nën hetim për korrupsion pasiv, pasi ...