Bora mbulon Jugun e Shqiperise, Saranda nuk ka borepastruese

Kliko per me shume info

Bora që ka vijuar të bjerë gjatë natës në jug të vendit e ka shtruar Sarandën me një trashësi prej 10 centimetrash. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Sarandë, edhe rrugët e brendshme janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Autobotë të bashkisë po përpiqen të pastrojnë rrugët me ujë deti. Situata në Sarandë është e pazakontë, pasi Bashkia nuk ka një shërbim borëpastrues.

Kliko per me shume info

Për shkak të borës, Qafa e Muzinës kalohet me vështirësi. Situata është e ngjashme në Gjirokastër, ku qarkullimi me mjete në lagjet e sipërme është i pamundur. Aksi nacional Gjirokastër-Sarandë, në Qafën e Muzinës, është pothuajse i pakalueshëm për mjetet e vogla.

Zona e Zagories dhe Pogonit janë aktualisht të izoluara. Edhe Tepelena është mbuluar nga bora. Rrugët e brendshme pothuajse janë të pakalueshme për mjetet.

Edhe aksi nacional Përmet-Ersekë është i bllokuar dhe nuk funksionon dogana e pikës kufitare të 3 urave, ku bora ka bllokuar rrugën. 11 fshatra të njësisë Frashër janë izoluar dhe trashësia e borës arrin në 70 cm.

Ajri i ftohtë polar po vazhdon aktivitetin e tij dhe temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, ku sërish sot vlera më e ulët është regjistruar -17 gradë Celcius në qytetin verilindor të Peshkopisë.tch

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here