Nis bora në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse

Aktualitet

korce-bora-655x356Në Qarkun e Kukësit reshjet e dendura të shiut janë ndërprerë duke i lënë vendin borës.

Në lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit, bora e rënë, ka ulur ndjeshëm temperaturat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtresat e borës janë konstatuar në zonat e thella si Kalisi, Grykë Ccaja, Shishtaveci dhe malet e Gjalicës, Koretnikut e Kallabakut.

Sipas banorëve të këtyre zonave, temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke paralajmëruar se dimri tashmë ka nisur.

Reshjet e borës janë shoqëruar me mungesë të herëpashershme të energjisë elektrike. Punonjës të OSHEE-së janë shpërndarë në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara në rrjetin shpërndarës të energjisë.

Ndërkohë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave janë evidentuar problemet me rreshqitjet e dherave e gureve ne pothuajse ne te gjitha segmentet rrugore, ku më e rëndë situata eshte ne akset qe lidhin Bushtricen, Shishtavecit dhe në autostrade.

Pothuajse gjysma e Tropojës ka mungesa të energjisë elektroke, ndërsa janë dëmtuar 16 banesa ne Zapod e dy objekte biznesi në Has.

ME TE LEXUARAT