Bora, kreu i Bashkisë telefonon Ramën, ushtria ndërhyn në Kukës

Një divizion i ushtrisë, bashke me disa mjete janë vënë në dispozicion të bashkisë së Kukësit.

Ka qenë kryebashkiku Bashkim Shehu që i ka kërkuar kryeministrit Edi rama gjatë një bisede telefonike, ndihmë për të përballuar situatën.

Në dispozicion të Bashkisë së Kukësit është vënë edhe një fadromë dhe një gjenerator që do bëjë furnizimin me energji të njësisë vendore.

Fadroma dhe mjetet e rënda të ushtrisë kanë nisur nga puna në zonat e thella të qytetit verior për të hapur rrugët e bllokuara nga reshjet intensive të borës.

Nga moti i keq dhe erërat e forta, i gjithë Kukësi është pa energji elektrike që prej orës 13:00 të ditës së enjte, si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit të energjisë, 110 kilovolt në Krumë të Hasit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tenton tu japë rryshfet policëve, arrestohet shoferi i trajlerit në Peqin

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të ...