Bora e ngricat, ministria e Transporteve: Akset kombëtare të hapura

7
Kliko per me shume info

Temperaturat janë rritur por duket se sërish disa akse rrugore janë problematike ne qarkullim, për shkak të prezencës së dëborës dhe akullit. Në njoftimin zyrtar Ministri e Transporteve thotë se asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar.

Në rajonin Shkodërs ka përmirësim në qarkullimin e automjeteve. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë. Në të gjitha akset mjetet dhe punëtorët janë në gatishmëri për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Kliko per me shume info

Në Tiranë vetëm segmenti Qafë Mollë – Bizë dhe Vilat Qeveritare – Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.

Në jug dhe në juglindje, gjithashtu situata është përmirësuar. Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë dhe Ersekë – Leskovik.

Në Gjirokastër, ka disa segmente me që kalohen zinxhirë, si: Përmet – Çarshovë dhe Erind – Çajup. Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here