Bora bllokon verilindjen e Shqipërisë, policia apel qytetarëve

33
Kliko per me shume info

Rruga e Kombit, mbetet segmenti problematik për udhëtimin me automjete, për shkak se reshjet e dëborës janë shtuar gjatë mbrëmjes së të enjtes. Pjesa më problematike është pas tunelit të Thirrës, ku Dëbora po arrin në 60 cm trashësi.

Ministri i Transporteve Sokol Dervishi bëri me dije se nëse situata mbetet e njëjtë qarkullimi në këtë rrugë do të pezullohet.

Kliko per me shume info

Ndërkohë moti i keq ka shkaktuar probleme në rrugët e zonave të tjera veriore të vendit. Disa lagje ne qytetet e Kukësit dhe të Lezhës kane mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimeve në rrjet.

Ndërkohë që një punonjës i OSHEE ngriu në një nga shtyllat e tensionit të lartë ne Kukës si pasojë e ngricës. Ai u dërgua në spital ku është jashtë rrezikut për jetën. Në Kukës trashësia e dëborës shkon deri në 30 centimetra.

Ne Dibër pothuajse të gjitha rrugët rurale janë bërë të pakalueshme. Gjatë orëve të pasdites dëbora nisi me intensitet të lartë në formë stuhie.

@Janë kontaktuar dhe janë kontrolluar me përgjegjësi mjetet që janë të disponueshme për të hapur rrugët, si borëpastruesja edhe kripa. I bëj thirrje gjithë komitetit të qarkut Dibër. Të gjithë drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të vendosin gomat dimërore dhe në veçanti zinxhirët. Gjithashtu u bëj thirrjeve që të mos udhëtojnë natën pa e pasur të nevojshme, pasi edhe borëpastrueset punojnë më lehtësisht”, tha Robert Ibrahimi, shef i qarkullimit rrugor Dibër.

Situata paraqitet problematike edhe në Bulqize, ku temperaturat kanë shkuar në -10 gradë.

Në shumë nga segmentet rrugore ka vështirësi në kalim për shkak të ngricave të forta dhe shumë komuna janë izoluar. Pjesa më e madhe e rrugëve rurale në Bulqizë mbeten të bllokuara.

Gjatë mbrëmjes Ministria e Brendshme njoftoi se kanë filluar problematika për shkak të motit të keq edhe në rajonet e Korçës dhe të Vlorës. Në Qafë Thanë ndalohet lëvizja e mjeteve pa zinxhirë.

Në juglindje trashësia e dëborës shkon 10 cm, ndërsa në zonat malore edhe më shumë, por shtabi o emergjencave deri më tani nuk ka njoftuar për raste emergjente shëndetësore në popullatë.

Ndërkohë që Dëbora ka rënë edhe në kryeqytet dhe në qytetin bregdetar të Durrësit reshjet e borës rikthehen pas shumë vitesh./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here